e premte, 20 mars 2009

Transparenca e financimit të fushatës elektorale

Komisioni për ndalimin e korrupsionit në Maqedoni vlerëson se raportet financiare të partive politike për financimin e fushatës elektorale janë të cunguara dhe jo çdo herë transparente.

Kodi zgjedhor në Maqedoni i detyron të gjitha subjektet politike, që janë përfshirë në fushatën elektorale që të tregojnë në mënyrë transparente burimin e financimit të fushatës. Komisioni për ndalimin e korrupsionit ka përgatitur një plan operativ për vëzhgimin e çdo elementi korruptiv në fushatën elektorale, nga ana e partive politike.

Vetëm në pjesën e parë të fushatës deri tek Komisioni antikorrupsion kanë arritur 360 ankesa të qytetarëve. “Bëhet fjalë për ankesa që kanë të bëjnë me shpalljen e konkurseve për punësim në institucione shtetërore e gjithe kjo me qëllim të arritjes së pikëve politike. Ankesat e tjera kanë të bëjnë me ndërtimin e objekteve dhe projekteve infrastrukturore gjatë fushatës elektorale,” thotë Ilmi Selami nga Komisioni për pengimin e korrupsionit. “Obligim ligjor i pjesëmarrësve në fushatë është të paraqesin raporte për harxhimet e bëra gjatë fushatës. Në fakt ata s'kanë probleme për dhënien e raporteve financiare, por problemi qëndron në atë se raportet janë jo të plota, “ thotë Ilmi Selami.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: