
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka prezantuar projektin për ndërtimin e medreses për femtra “Isa beu” pikërisht në oborrin e xhamisë Isa Beu. Sipas Mexhitit projekti përmban edhe planin detal urbanistik, lejen për ndërtim, pëlqimin nga Muftenia e Shkupit dhe Bashkësia Islame. Ndërsa donatorë janë individë nga Konja e Turqisë njëri prej të cilëve ishte i pranishëm në aktin e sotëm.
“Medresesa do të përfshijë një sipërfaqe prej 2500 metra katrorë ndërsa do të ketë kapacitet për 800 nxënës.Unë, vëllezërit dhe më të afërmit e mi jemi donator. Nuk qëndron asnjëfarë organizimi pas kësaj por vet si biznismen jemi të kyqyr në këtë aksion.”, tha donatori Fatih Sojdemir.
“Presim të fillojmë ndërtimin e Medreses “Isa Beu” për femra, për shkak se medreseja Isa beu para 30-40 viteve ka qenë pikërisht këtu në oborrin e xhamisë Isa Beu, për arsye të ndryshme është bartë në periferi të Shkupit dhe ne sot po e rikthejmë aty ku ka qenë.”, theksoi kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
lexojeni te plote
Nuk ka komente:
Posto një koment