e enjte, 19 mars 2009

Samit i Bashkimit Evropian për krizën financiare


Samit i liderëve të venedeve anëtare të Bashkimit Evropian sot dhe nesër do të mbahet në Bruksel, në të cilin tema kryesore do të jetë përgjigja evropiane për krizën financiare.
Samiti do të hapet sot me takim të liderëve të vendeve anëtare me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans Gert Petering, pas çka do të vijojë takimi i parë i punës në të cilin do të bëhet fjalë për sigurinë energjetike afatmesme dhe afatgjate dhe ndryshimet klimatike.
Liderët e BE-së do të tentojnë të merren vesh për një zgjidhje të përbashkët të krizës financiare dhe ekonomike, me qëllim që BE-ja të paraqitet me qëndrime të dakorduara në samitin e caktuar të vendeve më të zhvilluara në botë G20 që do të mbahet në Londër më 2 prill.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: