e enjte, 19 mars 2009

Atentat mbi vëllain e Bakojanit


Bombë e përpunuar në dorë shpërtheu mbrëmë para zyrës së deputetit të partisë greke në pushtet Kiriakos Micotakis, duke shkaktuar dëm material.
Deputeti Micotakis (41), vëllai i shefes së diplomacisë Dora Bakojani dhe djali i ish-kryeministrit Kostas Micotakis, nuk ka qenë në zyre gjatë sulmit.
"Bomba shpërtheu në shkallët para zyres duke shkaktuar dëm të vogël. Në ndërtesën nuk ka pasur askush gjatë shpërthimit", deklaroi një përfaqësues policor.
Sipas policisë, nuk ka pasur paralajmërim para sulmit dhe ende askush nuk ka ndërmarrë përgjegjësinë.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: