
Sot Lëvizja Mjaft zhvilloi një aksion para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur deputetët po hynin në ambientet e parlamentit. Për rreth dy orë, aktivistë të kësaj lëvizjeje u shpërndanë deputetëve dhe qytetarëve broshura ndërgjegjësuese në formë trakti për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu: “I Pariciklueshëm për Shoqërinë Shqiptare”. Qëllimi i këtij aktiviteti është ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi kostot publike dhe politike me të cilat duhet të përballen përgjegjësit e një krimi si ai i Gërdecit.
“Sot kur po bëhet gati një vit që nga tragjedia e Gërdecit, përgjegjësi kryesor politik i këtij krimi, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu po tenton të rehabilitohet nga partia e tij dhe nga kjo qeveri, e cila ende nuk ka kërkuar falje për këtë krim qeveritar”, theksoi Aldo Merkoçi (Mjaft). Ai vërejti se ky ish-ministër që ishte personi i parë përgjegjës për mbrojtjen e jetës së qytetarëve në këtë vend, është njëkohësisht personi që shkatërroi jetët e qindra shqiptarëve dhe minoi besimin e miliona të tjerëve.
lexojeni te plote
Nuk ka komente:
Posto një koment