e premte, 13 mars 2009

Imamët e Strugës dorëzuan kërkesat në BIM


Imamët e Strugës të cilët të shtunën njoftuan se formojnë myftini paralele në këtë qytet për shkak të injorimit të kërkesave të tyre nga krerët e BFI-së për emërimin e myftiut të ri të Strugës dhe shkarkimin e myftiut aktual Ferat Polisi, të cilit i ka skaduar mandati, sot para mbledhjes së Rijasetit çdo myftiu para se të hyjë në mbledhje u dorëzuan Letrën e Hapur drejtuar kryetarit të këtij institucioni Sulejman Rexhepi. Disa nga myftitë e pranuan letrën disa refuzuan ta marinë siç ishin ai i Kërçovës dhe ai i Strugës.
Qëllimi i dorëzimit të kësaj letre sipas imamëve të Strugës ka qenë që drejtëpërdrejtë të njoftojnë anëtarët e Rijasetit me kërkesat e tyre dhe të përgënjeshtrojnë deklaratën e sekretarit të BFI-së Afrim Tahiri se gjoja BFI-ja nuk ka pranuar letrën e tyre ku ata shprehën paknaqësin e tyre rreth problemeve në myftininë e Strugës.
"Neve u detyruam që sot demantin sëbashku me këto tre kopje të vijmë këtu para mbajtjes së mbledhjes së Rijasetit tua adresojmë muftive që ta zgjedhin problemin e Strugës dhe të demantojmë Afrim Tahirin se ai vetë personalisht e ka pranuar dokumentin në dorë dhe nuk është e vërtet që nuk ka marrë asnjë dokument nga myftinia e Strugës dhe kërkojmë që sot në këtë mbledhje të zgjidhet problemi i myftinisë së Strugës së përmdryshe ne do të marrim hapa më rigoroze, ku ndoshta mund të vije deri tek mbyllja e myftinisë së Strugës aktuale", tha Abdylkadri Sheji, imam i myftinisë së Veleshtës.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: