e hënë, 16 mars 2009

Fillon gjykimi i austriakut Jozef Fricël


Filloi procesi gjyqësor kundër Jozef Fricël, austriakut të akuzuar se 24 vjet me radhë ka mbajtur të mbyllur vajzën e tij në bodrum dhe me të ka pasur shtatë fëmijë. Fricël hyri në gjykatë i veshur me kostum të përhimtë dhe me duar të ngritura duke fshehur fytyrën. Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Organet e hetuesisë shprehen se monstrumi ka pranuar mbylljen dhe përdhunimin sistematik të vajzës së tij Elizabet për 24 vjet me radhë në bodrumin pa dritare që e ka ndërtuar në shtëpinë e tij në qytetin austriak Amsteten. Fricël ngarkohet për vrasje meqë nuk ka mundësuar shërimin e fëmijës së shtatë që e ka pasur me Elizabetën, e që ka vdekur si foshnje. Fricël akuzohet edhe për dhunim, incest, mbyllje dhe robëri. Rasti shkaktoi vëmendje të madhe në opinionin botëror.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: