
Të paktën nëntë persona, shumica prej tyre policë, janë vrarë sot në një sulm ndaj një stacioni të policisë në jug ta Afganistanit, thonë zyrtarë të këtij vendi, duke theksuar se me këtë rast janë plagosur edhe 25 persona tjerë. Sulmin e ka kryer një person i veshur me rroba policie, i cili kishte hyrë në stacionin policor në qytetin Laskar Gah në provincën Helamand, ka thënë shefi i policisë së këtij rajoni, Asadulla Sherzad.
Në zhvillime tjëra në Afganistan bëhet e ditur se një polic është vrarë dhe tre persona janë plagosur në një sulm me bomba në një stacion policotr në provincën fqinje Fara.
lexojeni te plote
Nuk ka komente:
Posto një koment