Punonjësit humanitarë të OKB-së në Birmani thonë se janë gati të dërgojnë ndihmë në zonat e prekura rëndë nga cikloni që goditi të shtunën vendin.
Deri tani autoritetet ushtarake birmaneze nuk u kanë dhënë leje, për të shkuar në zonat në nevojë.
Autoritetet në Birmani thonë se më shumë se 350 vetë kanë humbur jetën si pasojë e ciklonit.
Televizioni birmanez tha se në ishullin Haing Gui, cikloni dhe përmbytjet kishin lënë të pastrehë 90 mijë vetë.
Terryee Skav-da, koordinatori i OKB-së për çështjet humanitare në rajon, me qëndër në Bankok i tha BBC-së se ishte e vështirë të përcaktohej dëmi i shkaktuar.
"Në këtë fazë është ende e paqartë numri i përgjithshëm i viktimave dhe për shkak të shkatërrimeve në masë të madhe, rënies së lidhjeve të komunikimit është shumë e vështirë që në këtë moment të kesh një pamje të plotë të asaj që ka ndodhur", tha ai.
e hënë, 5 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment