e hënë, 5 maj 2008

Luftë 'politike' mes Beogradit dhe Prishtinës

Analisti serb nga Beogradi, Dejan Anastasijeviq thotë për BBC-në se UNMIK-u e ka të pamundur të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ka thënë se nuk do të heqë dorë nga mbajtja e tyre në Kosovë, megjithë kundërshtimet e UNMIK-ut dhe të Grupit të Kontaktit.

Sipas z.Anastasijeviq, përveç zgjedhjeve parlamentare Serbia do të mbajë në Kosovë edhe zgjedhjet lokale.

Më duket se UNMIK-u këtu është në mbrojtje. Nuk shoh asnjë mënyrë praktike në të cilën UNMIK-u do të mund të lejonte mbajtjen e një palë zgjedhjeve, ndërsa të pengonte të tjerat".

"Mos të flasim për atë se si do të dukej sikur UNMIK-u të paraqitej në vendvotime dhe të konfiskonte njërën listë zgjedhore, kurse tjetren ta linte aty", deklaroi ai.

Zoti Anastasijeviq thotë se ajo që mund të bëjë UNMIK-u pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, është që t'i shpallë ato të pavlefshme.

Nuk ka komente: