
Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar autoritetet komunale në Tetovë, të udhëhequra nga BDI, se nuk po i realizojnë projektet me karakter kombëtar për shqiptarët. PDSH vlerëson se BDI, në vend se të ndërtojë objekte me karakter publik për të gjithë qytetarët, ka vendosur të ndërtojë një kishë.
Shefi i kryetarit të PDSH-së Skender Palloshi thotë se që ironia të jetë më e madhe komuna e Tetovës lejon ndërtimin e kishës në një hapësirë prej 3 mijë metrash katërorë, ku më herët ishte kërkuar të ndërtohet një pishinë olimpike. "Përgjigja e Komunës, si çdo herë ishte negative, gjoja se prishet plani detal urbanistik", shtoi Palloshi. Ai publikisht pyet krerët e Komunës së Tetovës dhe BDI-në, nëse një e mirë publike siç është pishina e prishka planin urbanistik, përse një kishë nuk e prish atë plan?
lexojeni te plote
Nuk ka komente:
Posto një koment