Ministria e Transportit dhe Post Telekomunikacionit në Prishtinë thotë se hyrja e një treni nga Serbia në Kosovë, pa një marrëveshje paraprake mes dy vendeve, cënon sovranitetin e Kosovës. Në fundjavë një tren i shpejtë ka arritur nga Beogradi në Zveçan, një komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, duke përshkruar rreth 40 kilometra rrugë hekurudhore të Kosovës pa njoftuar autoritetet e Prishtinës.
Nuk ka komente:
Posto një koment