e premte, 20 qershor 2008

Thaçi: Nuk do të ketë sukses asnjë pretendim për destabilizim, apo ndarje etnike e territoriale të Kosovës



Hashim Thaci, kryeminister i Kosoves Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk do të lejojë enklavat, ndarjen etnike apo territoriale, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Tiranë, ku po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore. Në Kosovë, ka spikatur ai, nuk do të ketë enklava, por lëvizje të lirë. Duhet bërë e qartë ndarja mes serbëve shtetas të Republikës së Kosovës, që janë të përfaqësuar në nivel qendror dhe lokal dhe shtetasve të tjerë serbë. Në Mitrovicë po punohet bashkë me ndërkombëtarët që të shtrihet pushteti lokal. Kryeministri Thaçi ka siguruar nga Tirana se nuk do të ketë sukses asnjë pretendim për destabilizim, apo ndarje etnike e territoriale të Kosovës.

Nuk ka komente: