e martë, 17 qershor 2008

SHBA urojnë Kosovën për Kushtetutën e re


New York, 16 qershor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur hyrjen në fuqi te Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke ritheksuar edhe njëherë gatishmërinë që si mik do të vazhdojnë të ndihmojnë ndërtimin dhe prosperitetin e saj. "SHBA urojnë popullin e Kosovës me rastin e hyrjes sot në fuqi të Kushtetutës së tyre të re", thuhej në kumtesën për shtyp të Departamenti të Shtetit që e dha drejtori për marrëdhënie me shtypin, Gonzalo Gallegos.

Nuk ka komente: