e martë, 6 maj 2008

OKB premton ndihma për në Birmani, arrin në 15 mijë numri i viktimave

Sekretari i përgjithshëm i OKB-s Ban Ki Moon ka premtuar për viktimat e katstraofës nga cikloni në Birmani ndihma urgjente. Kombet e Bashkuara kanë dërguar edhe një ekip ekspertësh nga Tailanda për në Birmani ku kanë koordinuar edhe një ndërhyrje të shpejtë.

Ndërkohë, që përmasat e dëmëve nga kjo katastrofë natyrore sa vijnë e rriten. Junta ushtarake ka bërë të ditur se numri i vikimave ka arritur në më shumë se 15 mijë njerëz. Vetëm në Bogalay kanë humbur jetën nga cikloni "Nargis", 10 mijë njerëz, njoftoi televizioni shtetëror. Komisioni i Bashkimit Europian miratoi një shumë prej 2 milion eurosh ndihma, Gjermania ka dërguar ndihma në shumën prej 500 mijë eurosh. Po ashtu, SHBA-të, Franca, India dhe Tailanda.

Nuk ka komente: