e martë, 6 maj 2008
Barrozo: Për statusin e Shqipërisë në BE, ende herët
Gjatë një takimi në Bruksel mes presidentit të Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, Barroso theksoi se është herët për të folur për statusin e kandidatit për Shqipërinë në BE. Sipas tij, pa patur rezultate konkrete dhe reforma të konsoliduara, KE, nuk mund të bindë shtetet anëtare që Shqipëria e meriton statusin e kandidatit. Nga ana e tij, Berisha i garantoi presidentit Barrozo se qeveria e tij do të punojë më shumë për konsolidimin e reformave, jo vetëm si kërkesë e opozitës, por si kërkesë për gjithë shqipëtarët.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment