e diel, 22 mars 2009

Zgjedhje presidenciale dhe lokale në Maqedoni


Sot në Maqedoni po mbahen zgjedhje presidenciale dhe lokale, me të cilat vendi do të përpiqet të përmirësojë imazhin e keq pas zgjedhgjeve të dhunshme vitin e kaluar.
Vendvotimet janë të hapura prej orës 7 deri në ora 19, ndërsa të drejtën për të zgjedhur shefin e shtetit dhe drejtuesit e ri të pushtetit vendor kanë 1.792.082 votues.
Në këto zgjedhje presidenciale qytetarët mund të zgjedhin njërin prej shtat kandidatëve tw propozuar, Imer Selmani nga Demokracia e Re, Mirushe Hoxha nga PDSH, Nano Ruzhin nga PLD, Gjorge Ivanov nga VMRO-DPMNE, kandidadti i pavarur Lube Boshkovski, Agron Buxhaku nga BDI dhe Lubomir Fërçkovski nga LSDM dhe PLD.
Zgjedhjet për president për herë të parë mbahen sipas ligjeve të reja. Për kryetar do të zgjedhet kandidadti i cili më 22 mars do të fitoi shumicën e votave të qytetarëve. Nëse asnjëri nuik e fiton shumicën e nevojshme, pas 14 ditëve organizohet raundi i dytë në të cilin shkojnë dy kandidatë të cilët kanë fituar më shumë vota.

lexojeni te plote

Nuk ka komente: