
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka deklaruar se, kohë më parë, kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukaniq i ka konfirmuar se Podgorica dhe Prishtina shumë shpejtë do t’i vendosin marrëdhëniet diplomatike. Në një intervistë për televizionin “Vijesti”, Çeku ndër të tjera ka akuzuar politikën shtetërore të Serbisë se po manipulon me serbët në Kosovë.
Në këtë intervistë, Çeku ka thënë se në Qeverinë e Kosovës ekziston vullnet i mirë për ta njohur pakicën malazeze në Kosovë dhe që malazezët e zhvendosur të kthehen në vatrat e tyre. “Mendoj se arsyeja e vetme dhe pengesa e vetme për kthimin e këtyre personave, është gjendja e keqe ekonomike dhe mundësitë e vogla për punësim... Nuk bëhet më fjalë për siguri, e as për mungesë të vullnetit”, ka thënë ish-kryeministri kosovar, tash lider i Partisë Social-Demokrate.
lexojeni te plote
Nuk ka komente:
Posto një koment