e mërkurë, 7 janar 2009

Shtohet presioni për armëpushim në Gaza

Israeli thotë se do që të parandalojë nje krizë humanitare në Gaza.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se veprimet ushtarake do të pezullohen çdo ditë për një periudhë prej tre orësh.
Israeli thotë se kjo do ti japë kohë agjensive të ndihmës për të çuar furnizime banorëve të Gazës.
Ky vendim hyn në fuqi që sot në orën një sipas orës lokale.
Israeli po ashtu thote se do të hapë atë që e përshkruan si një korridor humanitar në mënyrë që furnizimet të mbrrijnë në Gazë.

Nuk ka komente: