e martë, 13 janar 2009

Debati për dosjet edhe në Kosovë

Parlamenti i Kosovës duket se do të mjaftohet me një rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit jugosllav pasi ligji për lustracionin nuk ka hyrë ende në agjendën e legjislativit të Kosovës.Kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi nuk ka përjashtuar mundësinë e hapjes së dosjeve të komunizmit,por sipas tij, Parlamenti nuk do të bëjë asgjë më shumë se rezoluta. “Ekziston një iniciativë. Është për t'u biseduar dhe pasi të përmbyllet çështja e një rezolute ne do të bisedojmë edhe për hapjen e dosjeve” u shpreh kryeparlamentari Krasniqi.

Nuk ka komente: