
Drejtuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Xhanpaolo di Paola, në takimet me zyrtarët e lartë në Shkup, ka dhënë mesazhin se Maqedonia mund të bëhet pjesë e aleancës, pasi të zgjidhë çështjen e emrit."Dera e NATO-s është e hapur. Këtë e thanë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare. Pra, duhet të punoni në këtë drejtim," tha admirali Xhanpaolo di Paola, i cili kërkoi edhe nga njerëzit që mos të humbin besimi në NATO.
Nuk ka komente:
Posto një koment