e enjte, 27 nëntor 2008

Vritet një polic, dy të tjerë plagosen rëndë

Një polic është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, njëri shumë rëndë gjatë sulmit të armatosur mbi një patrullë policore në orët e pasditës në oborrin e fakultetit matematikoro-natyror në Shkup.
Ndaj patrullës së njësitit policor Alfa është gjuajtur nga një automobil në lëvizje në të cilin kanë qenë katër persona të maskuar, bëjnë të ditur burime nga policia. Incidenti i armatosur ka ndodhur para fakultetit të matematikës ku ka patur një grup të madh studentësh. Disa prej tyre kanë qenë dëshmitarë okularë të rastit tragjik. "Disa persona të maskuar gjuajtën me armë automatike. Të shtënat zgjatën rreth 30 sekonda. Më pas automobili me shpejtësi të madhe u largua nga vendi i ngjarjes," thotë një studente.
Polici i vrarë është Afrim Arifi 39 vjeç, anëtar i njësitit special policor ALFA.

Nuk ka komente: