e mërkurë, 26 nëntor 2008

Mot i keq - Bllokohen rrugët në veri të Shqipërisë

Në disa qytete dhe komuna në veri dhe verilindje të Shqipërisë, moti i keq ka krijuar një situatë mjaft të rënduar. Më problematike paraqitet gjëndja në rajonin e Kukësit dhe të Pukës.
Ngrica dhe trashësia e dëborës që arrin deri në 60 cm, kanë vështirësuar lëvizjen dhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të kosovës dhe rretheve veriore të vendit. Stuhia me rreshje shiu dhe erërat e forta, kanë shkaktuar avari në furnizimin me energji të mijëra banorëve të këtij rajoni.

Nuk ka komente: