e mërkurë, 15 tetor 2008

Thaçi paralajmëroi njohje tjera nga vendet arabe

Qeveria e Kosovës mirëpriti njohjen nga Emiratet e Bashkuara dhe paralajmëroi njohje të tjera nga vendet arabe. Kryeministri Hashim Thaci tha se ky është rezultat i përpjekjeve diplomatike të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes nga partnerët e Kosovës.
“Kjo tregon se Kosova ka vizion të qartë dhe ndikim diplomatik” tha Thaçi, në një konferencë për shtyp, pas njohjes nga Emiratet e Bashkuara.

Nuk ka komente: