e diel, 11 maj 2008

Votim vendimtar për të ardhmen e Serbisë


Zgjedhjet e së dielës mund të vendosin nëse Serbia shkon drejt integrimit me BE-në, apo do t'i kthehet izolimit.
Aleanca properëndimore, e udhëhequr nga Partia Demokratike e Presidentit Boris Tadiç, po përballet me një sfidë të fortë nga partia ultra-nationaliste serbe.

Kjo parti është forcuar si pasojë e kundërshtimit që i ka bërë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Zgjedhjet serbe mbahen edhe në Kosovë. Pritet që atje të hapen më pak se 300 qendra votimi, në 23 zona të vendit, pavarësisht deklaratave nga qeveria e Kosovës dhe misioni i OKB-së se zgjedhjet janë të paligjshme dhe se rezultatet nuk do të njihen. lexohe krejt

Nuk ka komente: