e hënë, 12 maj 2008

Tërmeti lë "mijëra të vrarë" në Kinë


Njoftohet se deri në 8,500 vetë mund të kenë vdekur nga një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës.

Tërmeti kishte fuqi 7.8 ballë sipas shkallës Richter në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.

Mendohet se në rajonin e Bechuanit janë lënduar rreth 10 mijë vetë.

Tërmeti njoftohet se ishte më i fuqishmi që ka goditur provincën Sichuan gjatë 30 vjetëve të fundit.

Ushtarë dhe helikopterë janë dërguar në rajon për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit.

Tërmet i fuqishëm lexohe krejt

Nuk ka komente: