Në Birmani është ende i panjohur numri i viktimave që shkaktoi cikloni "nargis". Autoritetet flasin deri tani për 350 të vdekur, por pritet që numri të rritet ndjeshëm. Dëshmitarët në vendngjarje flasin për shkatërrime të rënda. Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë. Veçanërisht e prekur është zona ku derdhet lumi Irrawaddy dhe metropoli Rangun. Në fundjavë qeveria ushtarake e Birmanisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Tony Craig nga programi i Kombeve të Bashkuara për ushqimin duke folur në kanalin arab Al Xhazira për bashkëpunimin me qeverinë në Myanmar tha:
"Bashkëpunimi zhvillohet në nivelin e Kombeve të Bashkuara, nivel sigurisht më i lartë se bashkëpunimi vetëm me Programin Botëror për Ushqimin. Ne kemi ndërveprim me qeverinë dhe përfaqësuesi ynë atje ka diskutuar masa të mundshme me qeverinë."
e hënë, 5 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment