Grupi i të drejtave të njeriut, Human Rights Watch, u bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës të kryejnë “hetime të pavarura dhe transparente” për zbardhjen e fatit të rreth 400 serbëve të humbur pas luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999.
“Deklarata serioze dhe të besueshme mbi abuzime të tmerrshme në Kosovë dhe Shqipëri në periudhën mbas lufte kanë dale në dritë, ” thotë Fred Abrahams, hulumtues me përvojë i emergjencave pranë Human Rights Watch, i cili ka hetuar mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Shqipëri nga periudha 1993 – 2000. “Prishtina dhe Tirana mund të tregojnë angazhimin e tyre ndaj drejtësisë dhe shtetit ligjor duke ndërmarrë hetimet e duhura”.
Human Rights Watch thotë se ka marrë informacione dhe prova të pavarura që mbështesin dhe vërtetojnë mjaft nga përshkrimet që bën ish Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte në librin e saj me titull “Gjyetia: Kriminelët e Luftës dhe Unë”.
Më 4 prill, Human Rights Watch i ka dërguar letër Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, lexhoe krejt...
Nuk ka komente:
Posto një koment