Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Xhilian Milovanoviç përsëriti thirrjen që zgjedhjet parlamentare të 1 qershorit të kalojnë në atmosferë demokratike dhe të jenë më të mira se zgjedhjet e vitit 2006.Fushata zgjedhore duhet të mbetet e qetë dhe pa asnjë pengesë.
Këtu hyn dhe dhuna, që është problem për shumë njerëz.
Patjetër duhet të ketë zgjedhje korrekte të cilat të lejojnë qytetarët të ndjehen të lirë kur të shkojnë në vendvotim, tha Milovanoviç.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas hapjes së konferencës për Programin ndërkombëtar të ekspertëve të fushës së shkencave dhe teknologjive bujqësore -Norman E.
Borlluag, e organizuar nga Ambasada amerikane në Shkup.
Ajo theksoi se bashkimi ndërkombëtar pret që këto zgjedhje të jenë më të mira se zgjedhjet e vitit 2006 duke patur parasysh faktin se vendi është kualifikuar për t'u anëtarësuar në NATO dhe i plotëson të gjitha kriteret. lexo krejt
e mërkurë, 21 maj 2008
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment